Qëlloi gruan me thikë një vit më parë, shqiptari dënohet me 7 vite burg në Itali

210
Qemal Jakupi, një shqiptar rezident në Itali është dënuar me 7 vjet burg pasi një vit më parë tentoi të vrasë bashkëshorten e tij. 51¬vjeçari e qëlloi gruan me thikë në gjoks në sy të fëmijëve më 8 mars 2015, ndërsa më pas e tërhoqi zvarrë nëpër rrugët e qytezës Kavarzere. Sot gjykata vendosi të ulë 1/3 e dënimit pasi 51-vjeçari pranoi fajin dhe gjykimin e shkurtuar.

Ngjarja e rëndë tronditi gjithë qytetzën një vit më parë kur Qemal Jakupi e kishte goditur të shoqen me thikë në gjoks, duke i prekur edhe mushkëritë. Kjo e fundit kishte tentuar të dilte nga shtëpia dhe ai e kishte tërhequr zvarrë nëpër rrugë dhe më pas kishte hyrë brenda të merrte ndoshta një send tjetër për ta vrarë. Por kur gruaja filloi të kërkonte ndihmë, menjëherë në vendngjarje mbërriti policia