Bllokohet aksi Bradashesh-Elbasan nga trafiku, qytetarët: Kemi 3 orë pa lëvizur

54
Sigal

Që prej fillimit të gushtit, kjo është situata që po përballet qyteti i Elbasanit, në hyrje dhe në dalje të tij. Numri i lartë i turistëve por dhe rikthimi i emigrantëve, ka shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor.

Rrugët e qytetit të Elbasanit, po përballen me një fluks makinash. Kjo vihet re që në hyrje të tij. Trafiku i krijuar para rreth-rrotullimit në aksin Bradashesh-Elbasan, çdo ditë i kalon disa kilometra.

Temperaturat e larta, nuk janë në favor të shoferëve, të cilët në shumë raste makinat i kanë të fikuara. Familjarët detyrohen të presin në qiell të hapur, derisa rruga të zhbllokohet.

“Kemi që  në orën 6 që jemi nisur nga Kosova. Që 6 orë, 3 orë kemi në trafik.

“Mos pyet fare, tërë jetën kështu në Shqipëri”

“Zgjat ajo, tani që janë këto turistët ka shumë ngarkesë, ka nja dy javë keq fare, me raste një herë në dy tre ditë”- shprehen qytetarët.

Lidhur me trafikun e rënduar, policia bën me dije se janë marrë disa masa megjithatë, rikthimi i emigrantëve si dhe turistët që zgjedhin të vizitojnë Elbasanin, është shkaku kryesuar i rëndimit të qarkullimit rrugor.