Bllokohen pjeshkët dhe rrushi i importuar nga Greqia, rezultojnë me pesticide

Janë bllokuar sot një sasi pjeshkësh të importuara nga Greqia, pas konstatimit të pranisë mbi normë të pesticidit Phosmet, i cili paraqet rrezik për shëndetin e njeriut.

Sipas njoftimit zyrtar të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) , pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë, produkti është bllokuar me qëllim asgjësimin.

NOA

Po ashtu, AKU ka bërë njoftimin përkatës pranë sistemit të njoftimeve RASFF të Bashkimit Europian.

Përshkrimi i produktit:

• Kategoria: Fruta – perime

• Emri i produktit: Pjeshkë

• Origjina: Greqi

Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet që kanë marrë produktin për ta tërhequr nga tregu në rast se e kanë ende në gjendje.
AKU thekson se do të vijojë kontrollet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.