Dy persona marrin peng dhe rrahin 44 vjeçarin

448
Dy persona në Lezhë kanë marrë forcërisht me makinë shtetasin M.P. 44 vjeç dhe e kanë dhunuar fizikisht. Policia e Lezhës bën me dije se ka arrestuar shtetasin, Ndue Mena, 51 vjeç, banues në Ishull – Shëngjin Lezhë dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Zef Frani, 60 vjeç, banues në lagjen “Varosh” Lezhë
Ngjarja
Pasi është njoftuar se në një lokal në Klos Mirditë ka ndodhur një konflikt. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të cilët kanë konstatuar se disa shtetas po ushtronin dhunë fizike ndaj një shtetasi dhe e kanë marrë me vete forcërisht në makinë.
Është ngritur hetimor që kanë bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e shtetasve duke i gjetur dhe marrë menjëherë shtetasin M.P. 44 vjeç, banues në Mirditë e dërguar në spital për ndihmen e nevojshme mjekësore.
Janë zbardhur rrethanat e ngjarjes ku shtetasi Ndue Mena i cili është arrestuar në flagrancë dhe shtetasi Zef Frani i cili ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit M.P. për motive pronësie.
Sigal