Bjondja dhe 2 vëllezërit fusnin në kurth kalimtarët, ja skema që përdornin

520
Prokuroria kopsit dosjen ne ngarkim te pese personave, mes te cileve, dy vellez dhe nje vajze, te cilet ne bashkepunim me njeri-tjetrin, fusnin ne kuth qytetare te ndryshem, i dhunonin dhe u merrnin parate dhe sende me vlere.

Te pandehurit:
1 Fatjon Bushgjokaj akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Vjedhja me Dhunë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal,
2 Aleksander Bushgjokaj akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Vjedhja me Dhunë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal.
3 Ndue Bushgjokaj akuzuar për kryerjen e veprës penale:“Veprime që pengojnë Zbulimin e së Vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
4 Elton Lika akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Vjedhja me Dhunë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal.
5 Kristina Pjetri akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Vjedhja me Dhunë”, kryer në Bashkëpunim, parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal.

Në datat 29, 30, 31 mars dhe 1 prill 2017, të pandehurit Faton Bushgjokaj dhe Aleksander Bushgjokaj, vëllezër me njëri – tjetrin, në bashkëpunim me personin tjetër nën hetim, Elton Lika dhe të pandehurën Kristina Pjetri, kanë kryer vjedhjen me dhunë në dëm të shtetasve XH.L, R.C, F.K dhe O.H.

Mekanizmi i ngjarjes ka qenë i ngjashëm në të gjitha episodet dhe konkretisht: Të pandehurit kanë patur në përdorim një mjet tip “X”, të cilën e kishte marrë me qira F.B. Në ditët e ngjarjes, rreth orës 2100 e në vijim, zakonisht në rrugën dytësore të autostradës Tiranë – Durrës, nën ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, iu kanë dalë para personave të dëmtuar që lëviznin në këmbë dhe iu kanë vjedhur atyre sendet, që mbanin me vete si telefon, para, bizhuteri e të tjera.
Sigal