Berat, të miturit plagosin aksidentalisht 64-vjeçarin

508
Një 64-vjeçar është plagosur aksidentalisht nga dy të mitur. Mësohet se dy djemtë 13 e 17 vjeç kishin marrë çiften nga shtëpia pa leje, dhe kishin dalë për gjueti natën. Dy të miturit kanë qëlluar në drejtim të 64-vjeçarit, duke e plagosur. Policia ka shoqëruar dy djemtë E.Xh,13 vjeç, dhe E.B,17 vjeç, të cilët janë shprehur se nuk e kanë dalluar 64-vjeçarin nga errësira. Ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal