Berat/ Babai i dy fëmijëve hidhet nga kati i shtatë

489
Sigal

Një 40-vjeçar është hedhur nga kati i shtatë i pallatit në qytetin e Beratit.

Shtetasi Elton Riko është hedhur nga ballkoni rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.

40-vjeçari Elton Riko, babai i dy fëmijëve, është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 Vjetori” në Berat dhe ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.