Berat, 30-vjeçari var veten në oborrin e shtëpisë

488
Gjendet i varur në oborrin e banesës një 30-vjeçar. Shtetasi E.H., është gjetur i pajetë mëngjesin e së hënës, në fshatin Mora të Beratit, në oborrin e banesës.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që e detyruan të riun, t’i jepte fund jetës së tij. Nga të dhënat paraprake mendohet se ai e ka vrarë vetën nën kushtet e depresionit.
Sigal