Vdes në aksident polici gjerman, po shoqëronin shqiptarin në aeroport

391
Një polic Gjerman nga Baden-Württemberg ka mbetur i vdekur dhe një tjetër u plagos, në një aksident rrugorë teksa transportonin në aeroport një shqiptarë, i cili duhet të kthehej në vendin tonë. Nga aksidenti shqiptari, 33-vjeçar i cili ishte ulur në sediljet e pasme të makinës së policisë ka marë vetëm disa plagë të lehta.
Rreth orës 6.50 minuta të ditës së hënë, në autostradën 5 në Zeppelinheim, afër Neu Isenburg të Gjermanisë, makina e policisë godet nga prapa një kamion, i cili transportonte shtylla çeliku, sipas bild.de.
Nga goditja shtylla shpoi xhamin e parë të veturës dhe e godet kokën e policit, i cili ngiste veturën. Nga plagët e marra polici gjerman (45-vjeçar) nuk arrin të mbijetojë.
Plagë të rënda, por për fat të mirë jo vdekjeprurëse, ka marrë edhe kolegu i tij që ishte ulur në sediljen e parë të makinës.
Të aksidentuarit u dërguan menjëherë për në spital. Në anën tjetër, shoferët e kamionit kanë shpëtuar pa asnjë lëndim.
Siç ka njoftuar policia gjermane, ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij aksidenti tragjik. 
Sigal