Balla: Policia të rrisë vigjilencën për të garantuar sigurinë në plazhe

57
Sigal

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ndaj bllokimit që Policia i bëri një mjeti lundrues (gomone) në Palasë, i cili kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore.

Në reagimin e tij Balla shprehet se Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare duhet të rrisin vigjilencën për të garantuar paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhet e gjithë vendit.

“Përgëzime Policisë Kufitare dhe Njësive Policore detare nga Ksamili deri në Velipojë, për reagimin në kohë ndaj rasteve të shkelësve. Nxis publikun të denoncojë çdo rast”, shprehet Balla.