Babai i dënuar për masakrën e 2 Prillit ’90, i biri drejtor hipoteke akuzohet për korrupsion

574
Sigal

Klima e pasigurisë, korrupsionit dhe rryshfetit tek zyrtarët e shtetit në Gjirokastër po njeh përditë e më shumë nivele të frikshme. Hipoteka në Gjirokastër, konsiderohet si një ndër institucionet më të goditura nga ankesat e qytetarëve së shumti të atyre që xhepin e kanë plot, pra bizneset e ndërtimit, ato të prodhimit e kështu me radhë. Në zonën e Dropullit, rrezikohet mbyllja e një aktiviteti prodhues dhe kjo, për shkak të mos aprovimit të një lejeje hipotekore nga ana e drejtorit të ZRPP së Gjirokastrës, Florian Taçi.

Ky i fundit, prej pesë muajsh sorrollat nëpër dyert e institucioneve vendore dhe rajonale, Kristofor Xhamon dhe të birin e tij të cilët kanë një biznes prodhues të paketimit të alumineve në zonën e Grapshit në Bashkinë Dropull. Topi hidhet sa nga Hipoteka tek ALUIZNI dhe anasjelltas. Mirëpo ALUIZNI ka mbaruar punën e vet duke i plotësuar të gjithë dokumentacionin legalizues biznesmenit nga Dropulli, drejtori i Hipotekës po e zvarrit duke shkelur të gjitha afatet për kthim përgjigje pozitive apo dhe negative qoftë ndaj kërkuesit që në këtë rast është Kristofor Xhamo.

Sipas këtij të fundit, kjo zvarritje e ka një spjegim, pasi ai është biznes prodhues dhe në të tilla raste, paguhet haraçi tek ai që ka celësat e zgjidhjes së “problemit”. Këtë haraç, Kristofor Xhamo nuk ka ndërmend ta paguajë por kërkon ta bëjë publike tek mediat për të ndarë me shikuesit se cfarë problemesh artificiale i krijohen atij nga vetë kryerregjistruesi i pronave të paluajtshme të Gjirokastrës Florian Taci i cili ka ardhur i katapultuar nga kryeqyteti si i besuari i deputetes së PS së Qarkut të Gjirokastrës Mirela Kumbaro.

Sinkron Kristofor Xhamo biznesmen nga fshati Peshkëpi e Sipërme. Kryeregjistruesi i Gjirokastrës, është i biri i Capajev Taçit i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjyqësori shqiptar, për masakrën e 2 prillit 1991 ku i ati i kryerregjistruesit të Gjirokastrës, në atë ditë dha urdhër të qëllohej me zjarr ndaj demonstruesve nga ku dhe humbën jetën katër persona.