Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, ndërsa ka humbur jetën Behar Malka 48 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Luzat, ku mjeti i viktimës tip “Benz” është përplasur “kokë më kokë” me një mjet tjetër me targa të huaja.

Viktima ishte me profesion kambist, ndërsa përplasja ka qenë e fortë dhe i është përplasur koka te xhami. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

“Njoftohemi se në aksin rrugor Tepelenë – Uji Ftohtë, në vendin e quajtur Luzat ka ndodhur një aksident ku janë përplasur dy automjete. Automjeti tip ‘Mercedes-Benz’, me targa AA 363 CV, me drejtues shtetasin B. M., 48 vjeç, banues në Tepelenë, me automjetin tip ‘Audi’, me targa EBEFT 101, me drejtues shtetasin F. T., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi B. M., si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.