Autobus shqiptar rrëzohet në Ulqin, një grua ka humbur jetën

450
Sigal

Një autobus me shqiptar ka dalë nga rruga  mes Tivarit dhe Ulqinit duke u rrëzuar dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 23 persona, ndërsa një grua ka humbur jetën. Media malazeze Vijesti shkruan se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00, kur autobusi me targa shqiptare AA 581 JX ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Mërkotit dhe ka rënë në një greminë. Të dhënat e para tregojnë se një grua ka vdekur në aksident, ndërsa në autobus kishte 53 pasagjerë, të cilët kishin shkuar për të festuar Krishtlindjen. Ndërkohë Ministria jonë e Jashtme informon se nuk bëhet fjalë për viktima, por vetëm për një grua të plagosur dhe se në aksident janë përfshirë 25 shqiptarë. Të lënduarit nga aksidenti janë dërguar në spitalin e Tivarit, ndërsa ata me lëndime të rënda u dërguan në Qendrën klinike në Podgoricë. Ndërsa nga Shkodra kanë shkuar edhe dy ambulanca. Sipas të dhënave jozyrtare, policia dhe zjarrfikësit kanë arritur që të nxjerrën rreth 30 udhëtarë nga autobusi i aksidentuar, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë terreni i vështirë dhe moti i keq. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nuk bëhet fjalë për viktima, por vetëm për një grua të plagosur. Ministria e Punëve të Jashtme thotë se në aksident janë përfshirë 25 shqiptarë, të cilët ishin për udhëtim turistik.