Pas “21 Janarit”, tjetër akuzë për Ndrea Prendin, paga fiktive në Gardë

511
Sigal

TIRANE – Ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi, i cili u vu nën akuzë për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar 2011, rikthehet sërish në gjykatë këtë herë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Prendi dhe pasardhësi i tij Artan Hoxha janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Tiranës pasi me firmë të tyre në Gardën e Republikës për afro 1 vit e gjysmë është paguar pa qenë fizikisht në punë drejtoresha e Burimeve Njerëzore, Shqipe Spahiu.


Ish-kreu i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe pasuesi i tij Artan Hoxha janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Tiranës, e cila i ka gjetur ata përgjegjës nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas prokurorisë, Prendi dhe Hoxha kanë paguar padrejtësisht shtetasen shqiptare Shqipe Spahiu, e cila ka qenë punonjëse e gardës në periudhën që ky institucion është drejtuar nga Ndrea Prendi dhe Artan Hoxha.


Ne foto: Ndrea Prendi, ne sallen e gjyqit, kur eshte gjykuar per dosjen “21 Janari”

Hetimet për Prendin nisën pas kallëzimit nga Ministria e Brendshme e cila pas një auditi të kryer në administratën e gardës, rezultoi se me urdhër të dy ish-drejtuesve pa qenë fizikisht në punë Shqipe Spahiu ishte paguar për afro 1 vit e gjysmë me pagë nga buxheti i gardës.

Për të provuar akuzën, prokuroria ka marrë si provë dhe të dhënat e sistemit të regjistrimit për hyrje-daljet në kufi, ku nga të dhënat e TIMS rezulton se ish-shefja e Burimeve Njerëzore në kohën që merrte pagën në periudhat 2011-2012 ishte jashtë Shqipërisë.

Kjo është një tjetër përballje e drejtësisë me Prendin, i cili u vu nën akuzë dhe për vrasjen e katër demonstruesve të pafajshëm në protestën e 21 janarit 2011 para Kryeministrisë, por Gjykata e Shkallës së parë i dha pafajësi e ajo e Apelit një dënim minimal të cilin Prendi e shleu me afate paraburgimi dhe tani është në liri.

Dosja “21 Janari”, ku ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi dhe vartësit e tij Agim Llupo e Margarit Kume është dërguar për rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërsa për afro 1 vit kjo gjykatë nuk shprehet, por e mban dosjen ende në fazë studimi.

Kerkesa e Prokurorise per gjykim

Të Pandehur:

Ndrea Prendi, i dtl. 1959

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Artan Hoxha, i dtl. 1976

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Shqipe Jasimi, e dtl. 1961

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentit”, parashikuar nga neni 186/3 i K.Penal.

Në zbatim te Planit vjetor të punës, i miratuar nga Ministri i Brendshëm, me shkrese date 24.01.2014 “ Për auditimin e brëndshëm ne strukturat e Ministrise se Punëve të Brendshme” , si dhe urdherit me nr. 221 datë 27.06.2014, dhe programit të punës datë 30.06.2014, grupi i auditit ka realizuar auditin për periudhën 01.09.2012 deri me datë 31.12.2013.dhe në vijim të këtij auditi për periudhat kohore 01.01.2010 deri më datë 01.09.2012.

Nga auditimi për pagat e punonjësve është konstatuar se listëpagesat për prezencën mujore, për periudha kohore, kur shefja e sektorit te burimeve njerëzore Shqipe Spahiu, nuk ka qënë prezent në Shqipëri, është paguar, dhe se këto lista janë nënshkruar nga vetë ajo, si dhe konfirmuar nga ish drejtuesit e Gardës, dhe për kohën qe ajo nuk ka qënë prezent ne Shqiperi.

Konkretisht për vitin 2010, kjo shtetase është paguar padrejtesisht për periudhen 01.01.2010 deri më date 31.03.2010.

Nga data 14.07.2011 deri më date 22.07.2011 është paguar padrejtësisht.

Nga data 28.08.2011 deri më datë 04.09.2011, paguar pa qënë në pune.

Data 03.11.2011 deri më datë 31.01.2012, pertiudhë e paguar pa qënë fizikisht ne punë

Nga data 19.07.2012 deri më datë 03.08.2012, eshtë paguar padrejtesisht.

Deri në këtë periudhe kohore duke ju referuar te dhënave në TIMS, për periudhen 01.01.2010 deri me datë 01.09.2012, shteti ka paguar padrejtësisht, pagen dhe trajtime te tjera, qe kapin vlerën 616.000 leke.

Listë pagesat dhe urdhërat për periudhen që shtetasja nën hetim Shqipe Spahiu, ka përfituar pagë pa qënë prezent, janë nënshkruar nga ish drejtuesi Ndresa Prendi.

Ish drejtuesi Ndrea Prendi, ka nënshkruar periudhen nga data 01.01.2010 deri më date 31.03.2010, nga data 14.07.2011 deri me datë 02.07.2011 dhe nga data 03.11.2011 deri më date 31.01.2012.

Shtetasi Ndrea Prendi, eshte larguar nga detyra ne muajin Janar 2012.

Ish drejtuesi Artan Hoxha, ka nenshkruar dhe paguar, për vitin 2012 dhe 2013, fillimisht për periudhen janar 2012 e në vazhdim.

Nga data 19.07.2012 deri më date 03.08.2012.

Si dhe nga krahasimi i bërë midis listë pagesave, dhe të dhënave në TIMS, rezulton se shtetasja Shqipe Spahiu, ka dalë nga Shqipëria me 09.10.2012 dhe ka hyre ne R.Sh , me date 08.06.2013.

Gjithashtu ka dalë nga R.Sh me datë 17.07.2013 dhe ka hyrë më datë 01.08.2013, duke krijuar keshtu favorin qe shteti ka paguar padrejtësisht, pagën dhe trajtime te tjera.