Autoboti me naftë del nga rruga, përfundon në kanal

452
Dita e sotme ka qenë e mbushur për fat të keq plot me aksidente të shumta nëpër rrugët e vendit. Por me sa duket ato nuk paskan fund.
Vetëm pak momente më parë një autobot që transportonte naftë bruto nga uzina e Ballshit për në Fier, doli nga rruga dhe koka e tij përfundoi në kanal. Sipas dëshmitarëve raportohet se mjeti pësoi një defekt në sistemin e drejtimit duke humbur kontrollin. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Aksidentet e sotme tërheqin edhe një herë vëmendjen tek masat e dobëta që po ndërrmer policia e shtetit për kontrollin e shpejtësisë dhe mënyrës së papërshtatshme të drejtimit që shumë shoferë i aplikojnë në mjetet e tyre.
Gjithashtu edhe cilësia e kontrollit të detyrueshëm vjetor të automjeteve duhet riparë pasi lë për të dëshëruar.
Sigal