Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën

92
Sigal

SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar edhe 35 vite burg për Edjol Halilajn.

Redjan Rraja akuzohet për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal, vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vrarë.