Tiranë, kapen hajdutët e celularëve, ia merrnin vajzave nga duart

421
I tërhiqnin celularin nga duart dhe largoheshin me motor . Tre të rinj akuzohen për vjedhje nëpër rrugët e Tiranës,dhe policia ka arrestuar dy 20 vjeçarë, ndërsa një tjetër është në kërkim.
Vjedhja më e fundit ndodhi në rrugën e “Dibrës” në Tiranë.
Të arrestuarit janë Tomorr Peposhi, 23 vjeç, banues në Tiranë dhe Elton Hithi, 21 vjeç, banues në Tiranë
Si dhe u bë shpallja në kërkim e E. I., 25 vjeç, banues po në Tiranë
“Me datë 16.02.2016, në rrugën e “Dibrës” janë konstatuar duke lëvizur me një motorr papaq pa targa, shtetasit Tomorr Peposhi dhe E. I., të cilët kanë vjedhur duke ushtruar dhunë, telefonin e shtetases E. I., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve të policisë është bërë e mundur kapja e shtetasit Tomorr Peposhi ndërsa bashkëautori shtetasi E. I. ka mundur të largohet sëbashku me motorrin.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E. I., në bashkëpunim dhe me shtetasit Tomorr Peposhi dhe Elton Hithi, në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme të qytetit të Tiranës kanë vjedhur me dhunë telefonat e disa shtetaseve dhe konkretisht;
– E. B.,23 vjeç, banuese në Tiranë.
– D. S., 23 vjeç, banuese në Tiranë.
– E. D., 23 vjeç, banuese në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar
– Pesë aparatë celular të markës ” Samsung ”
– Dy aparatë celular të markës ” iPhone”
– Tre aparatë celular të markës” Nokia”
– Një motorr papaq pa targa, pronë e shtetasit E. I., me të cilin autorët kryenin vjedhjet.
Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkepunim të parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal
Sigal