Asgjësohen mbi 63 mijë rrënjë kanabis në Shkodër e Delvinë e Skrapar

505
Sigal

Policia vazhdon operacionet e saj për gjetjen dhe asgjësimin e bimëve narkotike. 28.218 bimë kanabis janë gjetur dhe asgjësuar në Pult të Shkodrës. Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies. Ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gati 30 mijë bimë kanabisi u asgjësuan edhe në të gjithë Qarkun e Vlorës, ku 27 mijë bimë dhe 2 mijë fidanë kanabis u zbuluan nga policia e Delvinës të mbjella në 5 parcela në zonat përreth fshatit Tatzat. Policia asgjëson edhe 974 bimë narkotike të tjera të mbjella në zonat Tragjas, Finiq dhe Bistricë. Po ashtu, në fshatin Qafë të Skraparit janë gjetur dhe asgjësuar më shumë se 5 mijë bimë kanabis. Bimët ishin të larta deri në 35 cm dhe u gjetën në tokë pa pronar. Edhe një ditë më parë në Skrapar u kapën 13 mijë bimë kanabis.