Arti në zi/ Ndërron jetë tenori korçar, Thanas Konini

Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe dashamirësit e muzikës.

Tenori i korit Lyra, Thanas Konini ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare.

Sigal

Mësohet se Thanas Konini vuante nga probleme të shëndetit, pasi pak kohë më parë ka pësuar ishemi dhe gjendja e tij është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit.

Arti në zi/ Ndërron jetë tenori korçar, Thanas Konini

Ai ishte një nga korçarët më të njohur, pjesë e Korit Lyra prej një jete. Thanas Konini ishte tenor i korit, me një zë të veçantë dhe njihej nga të gjithë për talentin e tij.

Ai ka interpretuar si solist në këngët: “Dua më shumë Shqipërinë”, “O moj ti me sytë e zinj”.

Korçarët e njohin si Naska, me zërin që buronte nga mirësia e tij si njeri, ndërsa gjatë karrierës së tij, Thanas Konini ka kënduar në kishë, koncerte të ndryshme, turne brenda Korçës dhe jashtë saj.

Arti në zi/ Ndërron jetë tenori korçar, Thanas Konini