Policia apel qytetarëve: Disa automjete janë bllokuar në Bypass-in e Qafë-Murrizit, lëvizni me goma dimërore!

23
Sigal

Në Qafë Murriz vijojnë të shfaqen probleme për shkak të motit të keq dhe kushteve atmosferike.

Trashësia e dëborës vijon të mbetet problem për qarkullimin e automjeteve.

Ndërsa në zonën e Qafë Murrizit raportohet se ka edhe mungesë të energjisë elektrike.

Policia u është drejtuar me një apel qytetarëve, ndërsa u kërkon që të lëvizin me goma dimërore.