Arrestohet pronari dhe drejtori i shkollës jopublike në Kavajë, shpërndante diploma e dokumente false

454
Policia e Kavajës, ka arrestuar pronarin dhe drejtorin e një shkolle jopublike për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shkollore”. Sipas të dhënave janë ndaluar shtetasit: – Bardhyl Mastori, me detyrë Drejtor i Shkollës Mesme Jopublike ”Dituria” Kavajë – Vath Gjylsheni, me detyrë President i Shkollës Mesme Jopublike ”Dituria” Kavajë Këta shtetas pajisnin qytetarë të ndryshëm me diploma të lëshuara nga kjo shkollë e mesme jo publike. PROKURORIA Ka qenë Prokuroria e Kavajës që ka urdhëruar ndalimin e pronarit dhe administratorit të shkollës jopublike “Dituria” në këtë qytet. Sipas organit të akuzës, këta dy persona, dyshohet se kanë falsifikuar të dhënat e shumë personave, duke i pajisur me dokumenta shkollorë të rremë. Në bazë të hetimit të Prokurorisë së Kavajës, në bashkëpunim me Krimin Ekonomik të Komisariatit të Policisë Kavajë, ka rezultuar si vijon: Prokuroria e Kavajës ka regjistruar çeshtjen penale, në bazë të materialit të dërguar nga Inspektorati shtetëror i Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit. 
Nga studimi i këtyre materialeve të dokumentuara nga nga hetimet paraprake rezulton se: Auditi i Ministrisë së Arsimit pasi ka audituar shkollën jo-publike “Dituria” në qytetin e Kavajës me administrator, shtetasin Bardhyl Mastori, si edhe pronar shtetasin Vath Gjylsheni, ka konstatuar një sërë shkeljesh, deri në raste falsifikimi të regjistrave shkollorë, si Amza, indekse, ekuivalentime provimesh etj. Pas regjistrimit te çeshtjes dhe veprimeve hetimore, ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm nxënësish, kanë të njëjtin nr. Amze. – Për shumë nxënës nuk janë hedhur rezultatet e notave të viteve të mëparshme. 
Ka nxënës që janë të regjistruar në regjistra por nuk figurojnë në regjistrin e Amzës. – Për një pjesë nxënësish kanë dy numra amzash, rezultojnë një numër i konsiderueshëm fletë amzash të korrigjuara, anuluara etj. – Rezultojnë disa nxënës, që figurojnë të regjistruar dhe prezent në dokumentacionin e shkollës, por provohet se gjatë kësaj periudhe të vitit shkollor ndodhen jashtë territorit shqiptar, ku në disa raste dhe prej disa vitesh. – Por dhe pas regjistrimit te çështjes penale, si dhe dijenisë për faktet e sipërpërmendura nga Auditi, përsëri nga ana e drejtorit të shkollës Bardhyl Mastori dhe pronarit Vath Gjylsheni, ka vazhduar veprimtaria e kundraligjshme, të regjistrimeve fiktive, plotësimit me korrigjime, dhënia e provimeve pa qenë prezent nxënësit, ekuivalentimi i lëndëve etj. Në këto rrethana rezultojnë të dhëna të mjaftueshme si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 187/ te K.Penal nga shtetasi Bardhyl Mastori.
Sigal