200 mijë lekë për ndryshimin e shortit elektronik, arrestohet kancelarja ​

1375
Suzana Mandija, kancelarja e Gjykatës së Apelit në Vlorë kundrejt 200 mijë lekë të vjetra arrinte të zgjidhte nëpërmjet shortit elektronik gjyqtarët që dëshironin qytetarët, që paguanin. Një veprim të tillë, mësohet se gjyqtarja e ka kryer në rreth 5 raste, ndërkohë dyshimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda shkonin deri tek disa gjyqtarë të kësaj gjykate, që mendohet se janë implikuar në këtë aferë korruptive. Këta gjyqtarë janë mbajtur në monitorim për një kohë të gjatë, por për shkak se dikush ka dekonspiruar hetimet e prokurorisë, çështja ka përfunduar vetëm me arrestimin e kancelares së kësaj gjykate, shtetases Suzana Mandija,e cila është lënë në masën e “arrestit në shtëpi” nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Mirëpo sipas prokurorisë pjesë e skemës së ndërhyrjes në shortin elektronik janë bërë dhe 5 gjyqtarë të kësaj gjykate, por që ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë penale për shkak të mungesës së provave. Vetë kancelarja gjatë marrjes në pyetje për këtë çështje nuk ka pranuar të japë shpjegime. Sipas prokurorisë ndërhyrja në sistemin e shortit elektronik ku përzgjidhen gjyqtarët për të gjykuar çështje të ndryshme, është shkelje ligjore.

 Nëse dikush ndërhyn në sistem, sipas prokurorisë, kjo duhet të kryhet me një urdhër të brendshëm të kryetarit të gjykatës dhe jo me veprime individuale të kancelares. Arresti në shtëpi Dy ditë më parë gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur “arrest shtëpie” për kancelaren e Gjykatës së Apelit Durrës, Suzana Mandija, 58 vjeç e cila dyshohet për korrupsion pasiv. Kjo ka qenë dhe kërkesa e prokurorisë për të cilën ka dhënë vendimin Gjykata. Mandia ishte nën hetim për manipulimin e shortit të gjyqtarëve, kundrejt ryshfetit. Ndalimi i saj është bërë në bazë të një hetimi disa mujor, nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ku është bërë e mundur dokumentimi i veprimtarisë korruptive, të shtetases së mësipërme. Shkarkimi nga Manjani Ndërkohë pas vendimit të Krimeve të Rënda për “arrest shtëpiak” ndaj kancelares së Gjykatës se Apelit Durrës, ka ardhur vendimi i shkarkimit të saj nga detyra nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Manjani ka përshëndetur aktin e prokurorisë, ndërsa ka theksuar se inkurajon hetime të thella dhe të plota. Pas arrestimit të Mandijas, kjo e fundit është transportuar në banesën e saj, duke ju komunikuar masa e arrestit në shtëpi që ka vendosur për të gjykata. 

Burime pranë prokurorisë thanë se para disa muajsh ishin paraqitur disa qytetarë, të cilët kanë bërë kallëzim penal kundër kancelares pasi kundrejt parave ajo u ka rregulluar shortin eelktronike duke përzgjedhur gjyqtarët që dëshironin qytetarët. Një mekanizëm i tillë është zbuluar dhe gjatë kçyrjes së sitemit elektronike, dhe nisur nga kjo situatë është urdhëruar ndalimi i kancelares së Gjykatës së Apelit në Durrës. Apelimi Pas vendimit të Krimeve të Rënda për “arrest shtëpiak” ndaj kancelares së Gjykatës se Apelit Durrës, ka ardhur vendimi i shkarkimit të saj nga detyra nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ndalimi Ndalimi i kancelares është bërë në bazë të një hetimi disa mujor, të ndjekur me metoda speciale, nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.
Sigal