Arrestohet autori i plagosjes te “Ushtari i Panjohur”

359
Arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. 26-vjeçari Bledar Mani. 26-vjeçari Bledar Mani u konfliktua në qendër të Tiranës me shtetasin Martin Iskurti, duke lënë të plagosur këtë të fundit. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave.
Martin Iskurti 27 vjeçar nga Tirana, ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me tre plumba pranë vendit “Ushtari i panjohur”. Ai, është ndjekur nga një person i panjohur prej zonës përballë sahatit, aty ku kishte filluar edhe konflikti. Pas të shtënave që kishin dëgjuar dëshmitarët, thonë se më pas panë 27 vjeçarin e shtrirë në tokë. Përderisa ekspertët e policisë po bëjnë ekspertizën e ngjarjes, në të njëjtën kohë po punojnë për kapjen e autorit pasi i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Sigal