Arrestohet 29-vjeçari në Dibër, kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’

74
Sigal

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës pasi ka thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Mësohet se i riu në Dibër është dënuar pasi ishte kapur me kanabis policisë në Dibër pasi theu masën arrest në shtëpi. Më herët, ai ishte vënë në pranga për dhunë në familje dhe ishte lënë në arrest shtëpie.

Njoftimi i policisë Dibër:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 29 vjeç, banues në Dibër, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar me automjetin e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.