Plantacion buzë përroit në malet e Spanjës, arrestohen 6 shqiptarët në ‘parajsën’ e hashashit

56
Sigal

Gjashtë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle pasi kanë arritur të zbulojë një plantacion kanabisi.

Zona në të cilën kishin mbjellë hashashin, ishte tejet e vështirë dhe efektivëve të policisë u është dashur kohë ta lokalizojnë, si dhe më shumë se një orë ecje në këmbë për të mbërritur.

Operacioni u krye mëngjesin e së enjtes dhe nga raportimet e mediave spanjolle, shqiptarët jetonin në kushte tejet të vështira, teksa kujdeseshin për mbarëvajtjen e plantacionit në zonën e përroit Om, në Susqueda.

Policia katalanase vuri në pranga 6 personat, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, ndërsa konfiskuan mbi 685 bimë.

Mësohet se të arrestuarit janë të gjithë shqiptarë, mes moshës 27 deri në 40 vjeç dhe paprecedentë të mëparshëm penalë.