Enigma e pankinës së Brazilit, Seleciao kërkon një ekspert si Zinedine Zidane

158
Sigal

Brazili është në kërkim të një trajneri të ri. Klubi Seleciao ndërpreu bashkëpunimin me teknikun Tite pak ditë më parë, pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Mediat e huaja tashmë kanë filluar thashethemet. Së fundmi shkruhet se pas dështimit të negociatave me Pep Guardiolën, fokusi do jetë te një tjetër emër i madh.

“Timonieri”  francez, Zinedine Zidane është papunë që prej largimit te Real Madrid dhe po pret ndonjë ofertë nga Franca e tij. Gjasat që Zidane të firmosë me “Gjelat” nuk janë të mëdha, pasi Franca po bën një botëror të mirë me Didier Deschamp.

Në këto kushte, nuk do ishte çudi nëse shumë shpejt 50-vjeçari i lindur në Marseille, të zyrtarizohet te brazilianët.