Arrestohen 3 autorët e grabitjes së bankës në ish-Bllok

439
Policia e Tiranës ka arrestuar autorët e grabitjes spektakolare të një banke të nivelit të dytë në qendër të ish-Bllokut disa javë më parë.
Ervin Hodaj, drejtori i policisë së Tiranës në një konferencë për shtyp bëri me dije se, pas një pune operative, ditën e sotme, rreth orës 17:30, në kuadër të operacionit të koduar ‘Depërtimi’ janë arrestuar autorët e dyshuar të grabitjes së rreth 200 mln lekëve në bankën BKT, në ish-Bllok, më 8 gusht.
Personat e vënë në pranga janë Roland Liti (Zekaj) 37 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjeçar, i denuar me pare per vjedhje; Alan Babamato, 23 vjeç lindur ne Fier dhe banues ne Tirane, me arsim te larte, i padënuar; Robert Kulla, 35 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjeçar, i dënuar me pare per rrembim mbajtje peng personi, armembajtje pa leje. Ky i fundit mësohet se është djali i Nehat Kullës, i cili është dënuar për vrasje.
Hodaj bëri me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan një automjet ‘Benz’, një ‘Opel Corsa’, nje shume prej 16.730 dollare amerikanë; nje shume prej 10.480 euro; 2,625.000 leke te vjetra shqiptare; karta sim dhe aparate celulare; nje sasi fishekesh arme gjahu si dhe sende te tjera qe sherbejne për hapje dyersh, brava, çelësa të ndryshëm
Po punohet për identifikimin e personave te tjere te përfshire në këtë ngjarje.
Në përfundim janë kryer veprimet procedurale dhe materialet do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale te ”vjedhjes se bankave dhe arkave te kursimit”, kryer ne bashkëpunim.
Sigal