Elbasan: Një bombël gazi e modifikuar për shpërthim, alarmon policinë

492
Një bombël gazi e modifikuar për shpërthim e braktisur pranë një tregu ka alarmuar policinë e Elbasanit e cila ka rrethuar zonën për të shmangur rrezikun në njerëz nga cdo shpërthim i mundshëm. Ekeprtët xhenierë në vendngjarje pritet të bëjnë çmontimin e bomblës. Zona ku gjendet bombola është mjaft e populluar, rreth saj ndodhet një shkollë, tregu dhe pallate të shumta. 
Sinjalizimi është dhënë në polici nga banorët dhe tregtorët të cilët kanë kaluar në këtë zonë, pra nuk kemi të bëjmë me një telefonatë anonime sic rëndom ka ndodhur në alarme të shumta për bombë të cilat kanë rezultuar të rreme.
Sigal