Arrestohen 2 persona, kërcënuan për 2 muaj Kryebashkiakun e Këlcyrës

456
2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Përmetit për kanosje të kryebashkiakut të Këlcyrës, Klement Ndoni.
Të arrestuarit janë Fatjon Merko 30 vjeç dhe Mateos Goni 22 vjeç, të dy lindur dhe banues në Këlcyrë.
Sipas policisë, shtetasi Fatjon Merko ka kanosur ne vazhdimësi për rreth 2 muajsh , Kryetarin e Bashkisë Këlcyrë për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore.
Por arrestimi i dy të rinjve u bë, pasi një ditë më parë (22 shtator 2015) kanë goditur me grushte e sende të forta shtetasin E. H duke i shkaktuar dëmtime fizike. I dhunuari mësohet se është pjestar i familjes së Kryebashkiakut.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprat penale të ” Goditjet ndaj pjestarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore ” si dhe ” Kanosja për shkak të detyrës”.
Sigal