Në kuadër të një hetimi të koordinuar dhe drejtuar nga Prokuroria Publike e Arezzo-s, ekzekutuan një urdhër paraburgimi, të lëshuar ndaj 12 personave, përgjegjës për akuzën e trafikut të drogës.
Konkretisht, tetë persona iu nënshtruan masave të sigurisë në burg, dy me arrest shtëpie dhe dy me detyrim paraqitje çdo ditë në policinë gjyqësore.
Operacioni i quajtur “PASTRIMI”, është rezultat i një aktiviteti hetimor kompleks të nisur në tetor 2023 dhe i mbështetur nga aktivitetet teknike të kryera nga Guardia di Finanza, të cilat bënë të mundur rindërtimin e një trafiku të gjerë të lëndëve narkotike, kokainë, hashash dhe marijuanë, të menaxhuar nga subjekte të shumtë me kombësi italiane dhe shqiptare.
Organizata vepronte në një territor të madh, duke përfshirë Arezzo, Valdarno, Città di Castello dhe Montepulciano, dhe në këto vende banda zbatonte urdhrat.
Po në këtë rast, u arrestuan në flagrancë 2 subjekte, një italian dhe një shqiptar, të cilëve u gjetën në pronësi, përkatësisht në provincën e Sienës dhe Arezzo-s, një sasi e konsiderueshme lënde narkotike të llojeve të ndryshme, material ambalazhimi dhe para në dorë për një total prej afro 15 mijë eurosh.
Hetuesit kanë konstatuar se të ardhurat nga aktivitetet e paligjshme mund të arrijnë në rreth një milion euro. Në total, gjatë hetimeve u arrestuan në flagrancë 10 persona dhe u sekuestruan sasi të mëdha droge: 2 kg kokainë, 62 kg hashash dhe 17 kg marijuanë.




















