Profesorët Amerikanë në Universitetin Mesdhetar të Shqiperisë-Diskutojnë për Reformën në drejtësi, Progresin dhe sfidat

Në kuadër të programit të bashkëpunimit e shkëmbimeve dhe politikave të ndërkombëtarizimit Profesorët e mirënjohur amerikanë të fushës të së drejtës, të Universitetit New England Law Boston, David M. Diegel, James A. Lofton prof në Universitetin Washington&Lee University Law Scholar si dhe profesori i Universitetit të Tetovës, Fatmir Xheladini vizituan Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

   

Në kuadër të programit të bashkëpunimit e shkëmbimeve dhe politikave të ndërkombëtarizimit Profesorët e mirënjohur amerikanë të fushës të së drejtës, të Universitetit New England Law Boston, David M. Diegel, James A. Lofton prof në Universitetin Washington&Lee University Law Scholar si dhe profesori i Universitetit të Tetovës, Fatmir Xheladini vizituan Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Ata zhvilluan leksion të hapur me pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane.

Takimin e hapi Presidenti i Universitetit Mesdhetar, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, i cili vuri në dukje kujdesin e veçantë që tregohet nga organet drejtuese dhe njësitë mësimore e shkencore të Universitetit, për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit akademik e mësimor me jashtë dhe rolin e këtij bashkëpunimi në ruajtjen e standardeve dhe cilësisë. Ky bashkëpunim, theksoi ai, synon të përmirësojë më tej dhe të modernizojë veçanërisht cilësinë e mësimdhënies për t’u përshtatur me ritmet dhe nivelet e sotme të kërkimit shkencor si dhe me nevojat specifike të tregut kombëtar, rajonal dhe botëror. Në prezantimin e përvojës së pasur të profesorit Siegel, Akademik Angjeli, nënvizoi aspektin juridik dhe akademiko-shkencor të tij në universitete me emër në SHBA.

Sigal

Profesor Siegel falënderoi Prof. Angjelin për ftesën për të vizituar Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe kampusin e tij mbresëlënës, për mundësimin e këtij leksioni të hapur, si dhe më e rëndësishmja studentët e UMSH, të cilët ai i vlerësoi për entuziasmin e tyre premtues. Ligjerata e profesor Siegel trajtoi një temë veçanërisht aktuale; reformën në drejtësi në Shqipëri, hapat dhe sfidat me të cilat ajo ndeshet si dhe rëndësinë e implementimit të saj në një kohë sa më të shpejtë.

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, i cili vuri në dukje kujdesin e veçantë që tregohet nga organet drejtuese dhe njësitë mësimore e shkencore të Universitetit, për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit akademik e mësimor me jashtë dhe rolin e këtij bashkëpunimi në ruajtjen e standardeve dhe cilësisë. Ky bashkëpunim, theksoi ai, synon të përmirësojë më tej dhe të modernizojë veçanërisht cilësinë e mësimdhënies

Analiza e tij e thelluar spikati në evidentimin e vështirësive të këtij procesi për shkak të specifikave që ka si dhe në arritjet e deritanishme dhe sfidat e të ardhmes për të qenë një drejtësi e pavarur, larg ndikimit politik dhe në luftë me fenomenin e korrupsionit. Krijimi i një grupi profesionistësh jo politikë të sistemit të drejtësisë, theksoi ai, ndërton besimin e opinionit publik se sistemi i drejtësisë është një burim pushteti që ushtrohet në mënyrë transparente, sipas rregullave të përcaktuara paraprakisht, larg favoreve politike ose personale. Zvogëlimi i ndikimit politik në gjyqësor është thelbësor për të pasur një shtyllë të pavarur të drejtësisë dhe gur themeli për të ndërtuar shtetin e së drejtës,- nënvizoi ai.

Ndërsa ju të gjithë kërkoni një drejtësi me pritshmëri të larta ju duhet të jeni të gatshëm për ta mbrojtur atë dhe anëtarët e saj nga presionet dhe kërcënimet, të cilat rrezikojnë jo vetëm jetën e tyre por edhe pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri,- mbylli fjalën e tij profesor David M. Siegel.

Në vijim, takimi vazhdoi në formën e një bashkbisedimi teoriko-juridik me stafin akademik dhe studentët e UMSH. Opininet e profesor Lofton dhe profesor Xheladini mbi këtë çështje pasuruan bashkëbisedimin veçanërisht në lidhje me realitetet e reja të krijuara në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ecurinë e reformës në drejtësi dhe vështirësitë që janë hasur në zbatimin e saj. Komente dhe pyetje të shumta kishte edhe nga pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane sa i përket paralelizmave në dhënien e vendimeve të gjykatave amerikane dhe atyre shqiptare në çështje që kanë të bëjnë me gjykimin e politikanëve të lartë. U theksua gjithashtu rëndësia e mbështetjes dhe mekanizmave të kontrollit për Shkollën e Magjistraturës shqiptare në përgatitjen e brezave të rinj të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.

Ky takim është dëshmi e nismave, që promovojnë cilësinë dhe konsolidimin e mendimit shkencor në fushën e drejtësisë në UMSH, nëpërmjet thellimit të bashkëpunimit dhe procesit të ndërkombëtarizimit me universitete dhe insitucione të huaja në botë.