Arrestimi i kreut të Bashkisë së Lezhës, çfarë paralajmëroi ministri Xhafaj

537
Arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, të akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ e paralajmëroi pak kohë më parë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ky i fundit deklaroi më 15 shkurt se do të kishte arrestime lidhur me akuzat për abuzime dhe tjetërsime të pronave. Ndërkohë më 17 shkurt nga qyteti i Lezhës, Xhafaj tha se shumë shpejt përgjegjësit do të dilnin para drejtësisë.
“Dua t’ju them që jam i shqetësuar, ua thashë edhe njerëzve të Policisë për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me pronën publike, me vijën bregdetare në zonën e Lezhës posaçërisht. Besoj që hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, besoj që do të jenë eficiente, do të jenë të suksesshme. Janë hetime që po bëhen bashkë me Prokurorinë këtu dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dhe unë shpresoj dhe besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen përpara përgjegjësisë penale”, tha në atë kohë Xhafaj.
Ndërkohë, bashkë me Frrokajn, përfaqësues i PD-së, u shoqërua edhe nënkryetari i bashkisë, Enver Hafizi. Korrespondenti Pjetër Gjini thase agjentë të Krimit Ekonomik janë paraqitur në Bashkinë e Lezhës, pasi ka dyshime se dy zyrtarët të kenë tjetërsuar prona tek “Rana e Hedhun”.
Sigal