Aksidentoi me furgon një 19-vjeçare, përfundon në pranga 47-vjeçari në Vlorë

12
Sigal

Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi dukek drejtuar një mjet tip furgon ka aksidentuar një shtetase ukrainase 19-vjeçare.
Bëhet me dije se e aksidentuara është dëmtuar lehtë dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në rrugën “Sazani”, shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar një mjet tip furgon, ka aksidentuar shtetasen ukrainase V. P., 19 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

 

 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.