Aksidentohet fëmija 7 vjeç në Sarandë, niset drejt Tiranës

487
Një fëmijë 7 – vjeç është aksidentuar ditën e sotme në aksin Turizëm –Kanali i Çukës, në Sarandë. Ai është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të qytetit dhe më pas është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës, për trajtim më të specializuar. Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 12:33, ku në aksin rrugor Turizëm – Kanali i Çukës, I.E., 59 – vjeç, banues në Ksamil, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targë AA978NO, ka goditur aksidentalisht shtetasin F.S., 7 – vjeç. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet për arrestimin e tij.
Sigal