Makina përplas biçikletën, një i plagosur rëndë në Tiranë

385
Një person është plagosur rëndë në një aksident gjatë mbrëmjes së një dite më parë në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosuri është Shpëtim. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën “Liman Kasa”, pranë kompleksit “Dinamo”. Shpëtim., teksa lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një makinë tip “Benz” me targë AA 888 NO, drejtuar nga 33-vjeçari Ali Halili, banues në Prezë. Halili u arrestua rreth orës 04:00 të ditës së sotme, ndërsa Shpëtim., ndodhet në spital në gjendje të rëndë, shtojnë të njëjtat burime.
Sigal