Aksident në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorit

46

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Policia njofton se rreth orës 14:30, në rrugën “E Elbasanit” janë përfshirë në përplasje motori me drejtues shtetasin K.B., me mjetin me drejtues F.B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.09.2020, rreth orës 14:30, në rrugën “E Elbasanit” janë përfshirë në përplasje motorri me drejtues shtetasin K.B., me mjetin me drejtues F.B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorrit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.