Opozita e Bashkuar konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik. Ja letra për Gjiknurin

295
Sigal

Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik i cili pritet të mblidhet pasditen e sotme në 18:00.

Në një shkresë drejtuar përfaqesuesit të maxhorancës në Këshill, Damian Gjiknuri opozita e bashkuar ka shprehur qëndrimin e saj.

Në letër e cila mban firmat e dy përfaqësuesve, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili thuhet se partitë politike dhe aktorët e tjerë zgjedhorë duhet të angazhohen në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të lehtësojnë reformën zgjedhore.”

“Punë në mirëbesim dhe respektim i 2 marrëveshjeve”, janë 2 kriteret e opozitës për të vijuar punën. “Paprekshmëria e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes, listat e hapura 100%, rishikimi i rregullave të lojës 5 muaj para zgjedhjeve, ja të gjitha argumentat e opozitës para mbledhjes.” thuhet më tej në qëndrimin e opozitës së bashkuar.