Aksident në Tiranë, makina përmbyset totalisht pranë “21 Dhjetorit”, nuk ka të lënduar

393
Një automjet është aksidentuar pasditen e sotme në kryeqytet por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Automjeti tip “BMW X5” sipas qytetarëve ka qenë me shpejtësi tej normave çka ka sjellë edhe humbjen e kontrollit nga drejtuesi dhe përmbysjen pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë. Fotot e mbërritura në redaksinë e BalkanWeb tregojnë edhe automjetin e përmbysur që ka bllokuar për minuta të tëra qarkullimin dhe ka krijuar trafik.
Sigal