Aksident në Peqin, përplasen 3 makina, mes tyre një furgon i postës. Bllokohet disa minuta autostrada

541
Sigal

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në autostradën Elbasan-Peqin ku janë përplasur tre automjete, mes tyre edhe një furgon i Postës shqiptare.

Dëshmitarë okularë raportojnë se përplasja mes tre automjeteve ka qenë e fortë dhe se ka bllokuar për disa minuta krejtësisht autostradën.

Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Peqinit (bypassin) në afërsi të një karburanti sapo kalon urën mbi lumin Shkumbin. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor. Paraprakisht thuhet se ka vetëm dëme materiale jo të lënduar.