‘Luftë’ para finales së Champions League, huliganët sulmojnë tifozët e Livepool në Kiev

505
Sigal

Ndërsa kanë mbetur më pak se 48 orë nga finalja e Ligës së Kampionëve tifozët e Real Madritit dhe Liverpool janë përplasur me njëri-tjetrin.

Disa tifozë të Liverpool-it janë sulmuar nga një grup prej rreth 20 huliganësh të maskuar në Kiev.

Incidenti ndodhi në ditën e arritjes së ekipit anglez në hotelin e tyre.

Tifozët po hanin në një restorant në qendër të qytetit kur u sulmuan me tavolina e karrige, që shkaktuan lëndimin e disa prej tyre.

Incidenti ndodhi pavarësisht një pranie të lartë të policisë në qytet.

Dy persona u arrestuan pas incidentit, edhe pse një numër i madh prej tyre arritën që të largoheshin.

Megjithëse shpresohet se grupe të tilla të dhunshme mund të kontrollohen të shtunën, ditën e fundit. Frika për sigurinë e tifozëve të Liverpool në qytetin e Ukrainës është rritur.