Humb jetën shqiptari në Itali, u përplas nga një furgon

102
Sigal

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në rrugët e Marca, Itali. Një shqiptar 40-vjeçar me inicialet S. G., i cili po udhëtonte me një motor, është aksidentuar nga një furgon.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë, shkruajnë mediat italiane, aq sa shqiptari ka ‘fluturuar’, gati 50 metra. Ai ka humbur edhe kaskën gjatë këtij aksidenti të rëndë.

Nga përplasja ka marrë plagë shumë të rënda, dhe fatkeqësisht shqiptari ka humbur jetën pak minuta pasi është shtruar në spitalin e Marca.

Për shkak të aksidentit shqiptari kishte shkuar dhe ishte përplasur me një makinë të parkuar në pronësi të një punonjësi të de’Longhi-t në Mignagola di Carbonera.

Në vendin e ngjarjes policia ka nisur hetimet, ndërsa është ndaluar shoferi i furgonit.