Aksident në Kardhiq – Delvinë, i plagosuri niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë (EMRI)

43
Sigal

NJë tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kardhiq – Delvinë, në afërsi te tunelit.

Automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga E.P, duke qenë rruga e lagur nga shiu ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me trafikndarëset.

Drejtuesja e mjetit kishte edhe babanë e vet, Aleksandër Prifti 57 vjeç, i cili ështe plagosur dhe është transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Nga ekzaminimet në spital për 57-vjeçarin është konstatuar se ka pësuar frakturë të vertebrës së qafës. Për rrjedhojë është nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton lidhur me shkaqet e aksidentit.