Vdekja e 22-vjeçarit krutan në makinë, Policia: Ka vrarë veten me pistoletë

588
Policia e Lezhës ka dalë në konkluzionin se 22-vjeçari që u gjet i vdekur në makinën e tij në Gramëz të Krujës ka vrarë veten.Kanë qënë familjarët, që pasi kanë dëgjuar krismën, kanë dalë jashtë për ta parë. Viktima kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia dhe pritej të nisej sot për atje sërish.
Policia informoi paraprakisht se M.Ç. u gjet dje i vetëvraë me pistoletë, rreth orës 20:20, në makinën e tij Fiat, në garazhin prapa shtëpisë në fshatin Gramëz të Krujës.
Policia sekuestroi armën e zjarrit, pistoletë model 54 , të cilën e mbante pa leje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 99 dhe 278/ 2 të Kodit Penal.
Sigal