Një aksident është regjistruar në aksin Fushë-Krujë-Krujë në afërsi të fshatit Halil.
Mësohet se një “Audi” pa targa ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një shtëpie, për pasojë janë plagosur dy të rinj Selman e Ervin Xeka, 17 e 20 vjeç.
Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.