Aksident në Fier-Levan, përplasen dy makina, njëra prej tyre përfundon në kanal

70
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në afërsi të vendit të quajtur “ Qafa e Koshovices” në aksin Fier- Levan.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e si pasojë njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit.