Aksident në Fier, autoboti me gaz përplasjet me një mjet tjetër, plagoset shoferi

32
Sigal

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” një autobot gazi është përplasur me një automjet tip “Toyota”.

Nga përplasja e fortë automjeti është dëmtuar pothuajse totalisht ndërkohë që drejtuesi i mjetit është transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor ndërkohë që trafiku në këtë aks rrugor është bllokuar prej më shume se 30 minuta.