Aksident në Elbasan-Tiranë, makina përmbyset në rrugë, raportohet për të lënduar

54
Sigal

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Tiranë. Mësohet se një makinë është kthyer përmbys në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur para tunelit panoramik. Sipas të dhënave paraprake mësohet se nga aksidenti ka të plagosur, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rreth shkaqeve të aksidentit.