Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajov.

Një mjet me targa AA037AG ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga lartësia e një ure. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesit i mjetit Sefedin Alla 62-vjeç nga Peqini.

NOA

Sipas policisë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.