Aksident në Bulqizë, tre të plagosur transportohen në gjendje të rëndë në spital

Aksident i rëndë në Bulqizë. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 3 persona.

Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Bulqizës ku kanë marrë ndihmën e parë. Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pritet të niset me helikopter drejt Tiranës.

Sigal

Sakaq polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.