Aksident në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, 3 persona përfundojnë në spital

40
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Udënisht.

Një automjet tip “Mahindra” është përplasur me një automjet tip “Peugeot”. Për pasojë 3 persona kanë mbetur të lënduar, drejtuesi i Peugeot Sh.A. 55 vjeç, pasagjerja e këtij mjeti A.A. 48 vjeçe dhe pasagjeri i mjetit “Mahindra” N.L 72 vjeç dhe janë dërguar në spital për mjekim.

Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje dhe po sqaron rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 12.11.2023, rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” pranë fshatit Udënisht, automjeti tip “Mahindra” me drejtues shtetasin P. Sh., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin Sh. A. 55 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Peugeot” shtetasi Sh. A., pasagjerja në këtë automjet shtetasja A. A., 48 vjeçe, banuese në Elbasan, si dhe pasagjeri i automjetit tip “Mahidra”, shtetasi N. L., 72 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.